Një aksident masiv është regjistruar paraditen e sotme në Tiranë, ku katër automjete janë përplasur mes tyre.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur rreth orës 10:30, tek kryqëzimi i fshatit Laknas me rrugën e “Rinasit”.

Nga aksidenti, janë dëmtuar dy pasagjerë mjetesh dhe një drejtues mjeti, të cilët aktualisht ndodhen në spital për ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana e policisë pokryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale për përcaktimin e shkakut dhe rrethanave të përplasjes së mjeteve.

/Ora News.tv/