Dy makina janë përplasur në periferi të Tiranës, në zonën e Shkozës.

Burime nga policia bëjnë me dije se nga përplasja e dy automjeteve nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ka mbërritur policia rrugore, e cila nisi proceduarat për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

/Ora News.tv/