Përplasen dy makina në Fier, shpëtojnë paq pasagjerët, kishte dhe fëmijë

Përplasen dy makina në Fier, shpëtojnë paq pasagjerët,

Një aksident është shënuar mbrëmjen e kësaj të hëne në rrugën kryesore Fier-Levan në  afërsi të fshatit Zhupan.

Një automjet tip kamionçine tip "Iveco"me targa AA 937 NL është përplasur me një "Toyota" me targa AA 335 HL.

Nga aksidenti nuk ka të lënduar vetëm dëme të shumta materiale.

Automjetet janë dëmtuar në pjesën e përparme. Mësohet se në të dy automjetet kishte edhe fëmijë të cilët janë tronditur.

Shkak i aksidentit mësohet që të ketë qenë parakalimi i gabuar i njërit prej automjeteve.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

EMISIONET