Kreu i PAA-së, Agron Duka dhe zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, ndajnë qëndrime të ndryshme lidhur me futjen e deputetëve të rinj në Kuvend.

Të ftuar në emisionin "Arena" në RTV ORA, Duka thotë se nuk mund të zëvendësohet Berisha me një deputet që nujk di të lexojë atë që ka shkruajtur.

Agron Duka: Kjo është situatë qesharake dhe nuk ma merr mendja të zëvendësojnë opozitën reale.Shqipëria është vend i çudirave, mund të bëjë vaki edhe kjo.  Të mund të zëvendësojnë Bashën, Monikën.

Petro Koçi: Ti e di Saliun që është i pazëvendësueshëm?

Agron Duka: Pavarësisht që nuk e kemi dashur fort dhe nuk kemi shkuar shumë mirë me të si ti dhe unë, gjithësesi është një njeri me një profil shumë të madh politik. Retorika që përdor është defekt i gjithë politikanëve të dorës së parë, ne kemi shpëtuar nga kjo. Ty ti tha Ilir Meta Edi Ramës se ka akuzuar babain e vet për fëmijë, kur erdhi muhabeti e thirri në qeverisje.Përveç pjesës që po të pati kundërshtar politik nuk të lë gjë pa thënë  në fund të fundit ka një profil politik.Të zëvendësosh Berishën ti me njerëz që nuk arrijnë të lexojnë atë që kanë shkruajtur.


/Ora News.tv/