Një burrë është arrestuar me akuzën e terrorizmit pasi përplasi makinën me barrierat e sigurisë jashtë godinës së parlamentit duke plagosur 2 persona.

Policia rrethoi menjëherë makinën dhe arrestoi personin, një djalë rreth të 20-tave.

Ngjarja u shënua paraditen e sotme.  Ndërkohë të plagosurit dy persona që lëviznin  me biçikletë janë dërguar në spital

Pas kontrollit është konstatuar se shoferi ka qenë i vetëm në makinë dhe nuk ka pasur armë me vete.

" Po e tratjojmë këtë ngjarje si një incident terrorist" tha njësia kundër-terrorizmit në Britani, Scotland Yard.

Policia vijon të mbledhë prova në vendngjarje ndërsa dëshmitarët kanë thënë se makina goditi qëllimisht kalimtarët, citon BBC.

Fotot dhe videot e publikuara në mediat sociale treguan një burrë të rrethuar nga oficerët dhe që largohet nga makina me pranga në duar. 









/Ora News.tv/