Perplajset kerni voshtina

Arsyet e dorëheqjes nga posti i Drejtorit të TKOB i mban ende të mbështjella në heshtjen e tij, por me kalimin e ditëve po dalin në dritë fakte të një përplasje të brendshme në institucion, që mund të ketë ndikuar në vendimin për largim.

Marrëdhënia e Drejtorit Kerni dhe Drejtoreshës Artistike Abigela Voshtina dhe pse është mbajtur larg vëmendjes mediatike, ka qenë e tensionuar dhe ka përfunduar në gjykatë.

Ky është vendimi i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë të 25 majit 2016 (në foto), pas padisë së ngritur nga Voshtina në datën 6 maj ndaj Drejtorit Kerni për të ankimuar vërejtjen për përjashtim nga puna.

1 2 3

Sipas Drejtores Artistike, për vërejtjen ndaj saj nuk ishte ndjekur procedura e parashikuar në statusin e TKOB, gjë që u hodh poshtë nga avokati mbrojtës i Kernit, duke rezultuar me rrëzimin e padisë së Voshtinës si të pabazuar në ligj dhe në prova.

Vendimin e gjyqtarit Avni Sejdi që i dha të drejtë drejtorit të TKOB Ilir Kerni, Abigela Voshtina mësohet se e ka ankimuar në Gjykatën Administrative të Apelit.

Dorëheqja e Ilir Kernin pritet të marrë përgjigje në mbledhjen e të mërkurës së Qeverisë, ndërkohë që vazhdojnë mesazhet mbështetëse për punën e tij në krye të TOKB.

Sopranoja Inva Mula e quan ylli Kerni:

I dashur Ilir ,

Mirenjohje per Punen tende , pasionin , perkushtimin , guximin , besimin qe na dhurove ne ate skene qe e duam kaq shume dhe qe na ka dhene kaq emocione te forta ku nje nga me te bukurat qe do ti mbetet historise se saj eshte dhe figura e skalitur e YLLIT KERNI

Ndërsa sopranoja Ermonela Jaho uron që pasardhësi të vazhdojë punën pozitive të bërë nga Kerni:Faleminderit Ilir per punen e palodhur pergjate ketyre tre viteve, hapjen e TKOB per te gjithe artistet shqiptare ne mbare boten, respektin dhe dashurine e treguar ndaj nesh. Shpresoj qe kushdo qe do te marri drejtimin e institucionit pas jush, te vazhdoje cdo gje pozitive qe ju filluat…

"Te ndertojme dicka qe do jetoje me shume se ne"

EMISIONET