Përpjekjet e përbashkëta të Rusisë, Turqisë dhe Iranit për zgjidhjen e konfliktit sirian po japin zgjidhje, pasi niveli i dhunës ka rënë në vend, tha presidenti rus Vladimir Putin pas takimit me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan në Soçi.

Putini dhe Erdogani zhvilluan një takim  katërorësh, ku përveç Sirisë, ata diskutuan edhe çështje të tjera dypalëshe, duke filluar nga përpjekjet e përbashkëta kundër terrorizmit drejt bashkëpunimit ekonomik në sektorët e tregtisë dhe energjisë.

"Dëshiroj të theksoj me kënaqësi se puna jonë e përbashkët me Turqinë dhe Iranin si garantues të ‘procesit të Astana’ vazhdon të japë rezultate konkrete. Niveli i dhunës ka rënë dhe po krijohen kushte të favorshme për nxitjen e dialogut ndër-sirian nën mbrojtja e OKB-së ", tha Presidenti rus.

Putin dhe Erdogani gjithashtu ranë dakord të "rrisin përpjekjet për të siguruar normalizimin afatgjatë në këtë vend, kryesisht për të avancuar procesin e zgjidhjes politike dhe për të ndihmuar sirianët në rindërtimin pas konfliktit".

Udhëheqësi turk i bëri jehonë Putinit duke thënë se takimet e Astanas "kanë dhënë një kontribut në zvogëlimin e dhunës në këtë rajon". Erdogan shtoi: "Ne arritëm në një marrëveshje që, në këtë moment, ka një bazë, e cila na lejon të përqendrohemi në zgjidhjen politike të krizës siriane”.


/Ora News.tv/




/Ora News.tv/