Përmbytjet nga Vjosa, Subashi: Jemi në gatishmëri

Përmbytjet nga Vjosa, Subashi: Jemi në gatishmëri

Kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi tha se janë në gatishmëri për të përballuar situatën nga përmbyjet. Ai tha se pritet që situata të përkeqësohet në orët në vijim për shkak të prurjeve të shumta.

Subashi: Situata vazhdon të jetë kritike dhe ajo që parashikohet në 2-3 orët në vijim do vijojë për përkeqësohet më shumë. Niveli vazhdon të jetë në kuotën e 8 metrave, çka do të thotë se pritet rritja e nivelit të Vjosës. Ne i kemi marrë të gjitha masat për evakuimin e gjësë së gjalla.

Edhe disa familje që ishin këtu kemi bërë evakuimin nëpërmjet forcave të ushtrisë të orendive shtëpiake dhe besoj se dëmet do të jenë sa më të pakta. Të gjithë jemi në këmbë dhe besojmë që do ta përballojmë situatën në mënyrën më të mirë të mundshme.  

EMISIONET