Banorët e prekur nga përmbytjet në Shkodër i vizitoi të hënën kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila theksoi se nuk kishte ardhur për politikë, por për të qëndruar pranë banorëve në këtë moment të vështirë.  

Ajo nënvizoi se për këtë situatë duhet një zgjidhje përfundimtare.

Monika Kryemadhi: “Kemi ndihmuar me aq sa kemi patur mundësi për të ndihmuar, kryesisht për koncentrat në bagëti. Kemi ardhur për tu solidarizuar. 

Nuk duam ta përdorim për politikë, sepse kjo është një fatkeqësi... është e rëndësishme që të gjentet mundësia për asistencën e tokës, në momentin që kjo tokë është pronë e hidrocentraleve, hidrocentralet duhet t’i dalin për zot kësaj lloj përmbytjeje.”

Kryemadhi shoqërohej edhe nga zëvendëskryetari I LSI-së, Luan Rama dhe deputeti i LSI-së për Qarkun Shkodër, Agron Çela.  Rama nënvizoi se është detyre e çdo instance qeveritare dhe institucioni shtetëror që t’u gjendet pranë banorëve.

/Ora News.tv/