Përmbytje e rrëshqitje dherash në Indi, 73 të vdekur

Përmbytjet e shkaktuara nga shirat e mëdha të musoneve në shtetin jugor të Kerala kanë vrarë të paktën 73 vetë, kanë mbyllur një aeroport dhe kanë zhvendosur më shumë se 85.000 persona.

Pjesa më e madhe e viktimavae u mbuluan nga dherat pas rrëshqitjet e tokës.

Aeroporti Ndërkombëtar i Cochin, një nga më të ngarkuarit në Indi, është mbyllur deri më 18 gusht për shkak se është përmbytur pista.

Departamenti meteorologjik i Indisë ka lëshuar "alarmin e kuq".

Operacionet e shpëtimit ndodhen në vendngjarje.

"Jemi dëshmitarë të diçkaje që kurrë nuk ka ndodhur më parë në historinë e Kerala,"-u tha gazetarëve ministri Pinarayi Vijayan.

Ai shtoi se hapja e një dige nga Tamil Nadu e kishte bërë situatën edhe më të keqe.

Kerala ka 41 lumenj që rrjedhin në det e Arab.

EMISIONET