Përmbytet parlamenti, shtyhet seanca plenare

Seanca plenare e pasdites së sotme në Britani u pezullua pasi godina e parlamentit u përmbyt. Deputetët u detyruan të braktisnin debatin pasi catia filloi të pikonte.

Kryetari i parlamentit, Lindsay Hoyle deklaroi se seanca duhet të shtyhej pasi problemi nuk mund të zgjidhej.

Kështu, qeveria nuk arriti të diskutonte dhe të paraqiste marrëveshje për çështjen Brexit dhe për votimin e së hënës. 

Kjo është ndërprerja e dytë që bëhet në godinën e parlamentit britanik këtë javë pasi protestuesit gjysmë të zhveshur organizuan një demonstrim të hënën. 

 

EMISIONET