Përmbysje e çmendur në "San Siro", Milan i afrohet Championsit

Përmbysje e çmendur në "San Siro", Milan i afrohet

Milan po kalon një super formë. Kuqezinjtë vazhdojnë serinë e fitoreve në kampionatin italian duke iu afruar më shumë zonës Champions.

Djalli arriti të përmbyste në shtëpi Chievon duke fituar me rezultatin 3-2. Vendasit shënuan pas vetëm 10 minutash lojë, me anë të Calhanoglu.

Më pas kuqezinjtë marrin një goditje të fortë duke pësuar dy gola për dy minuta. 1-2 dhe kështu mbyllet pjesa e parë.

Por në 45 minutat e dyta, Milan arriti të përmbyste gjithcka. Golin e epërsisë e shënoi portugezi, Andre Silva, në minutën e 82-të,

Silva u fut në fushën e lojës në pjesën e dytë dhe nderoi kuqezinjtë për të dytën herë radhazi, pasi kujtojmë që edhe në takimin e kaluar me Genoan realizoi golin e fitores.

Me këtë fitore Milan mbetet në vendin e 6-të me 50 pikë, 5 më pak se Interi i vendit të katër, vend ky që të con në Ligën e Kampioneve.

EMISIONET