Sipas një përzierje  të mitit të lashtë Maja dhe thashethemeve në internet në ditët moderne se fshati Bugarach në jug të Francës do të jetë i vetmi vend që do të shpëtojë të premten në 21 dhjetor, kur sipas profecisë maja Tokën do e gogasë një tjetër planet ka detyruar autoritet të marrin masa. Sekreti i shpëtimit janë sigurisht anijet aliene që kanë fshehur vetë jashtëtokësorët në shpellat e maleve përreth fshatit. Kështu, më 21 dhjetor jashtëtokësorët do të zgjohen dhe pasi të marrin me vete dhe banorët e fshatit, do të largohen për në një planet tjetër.  Gazetarë të shumtë, turistët kuriozë dhe madje edhe banorët vendas janë në mëdyshje. "Kjo ka arritur  kulmin, ju e dini, historinë e fundit të botës në Bugarach ", ka thënë  banor. Qëndrimi në mbi 1.200 metra lartësi në malin Pic de Bugarach, që thuhet se mban çelësin e shpëtimit, ka detyruar kryetarin e komunës Jean-Pierre Delord të kërkoj masa sigurie shtesë. "Kjo është e padurueshme që kaq shumë histori janë krijuar për diku që duket aq utopike" tha ai. Dhe për të pritur vizitorët që kanë vërshuar rreth 150 oficerë policie do të jenë në detyrë në Bugarach më 21 dhjetor, të gatshëm për të kthyer njerëzit.

/Ora News.tv/