Të paktën 50 persona kanë gjetur vdekjen pasi një autobus me të cilin udhëtonin nga kryeqyteti kenian Nairobi për në Kisumu, në perëndim, doli jashtë rruge, thonë policia.

Shumica e viktimave vdiqën pasi automjeti u përmbys. Policia frikësohet se numri i të vdekurve mund të rritet për shkak se mund të ketë udhëtarë të bllokuar nën rrënoja.

Një zyrtar lokal tha se kulmi i autobusit u shqye.

Policia tha se shoferi ka humbur kontrollin e mjetit.

"Është për të ardhur keq që kemi humbur 51 njerëz" tha shefi i policisë së Kenias, Joseph Boinnet.

Autobusi kishte 52 udhëtarë në kohën e aksidentit në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës, tha policia.

/Ora News.tv/