Përleshje zvarranikësh, anakonda "i merr shpirtin" krokodilit

Dy zvarranikë kanë luftuar deri në vdekje në ujërat e Amazonës. Anakonda rreth 8.5 metra e gjatë shihet se si ka rrethuar krokodilin "caiman", një nga speciet më të vogla.

Fotografitë që po bëjnë xhiron e rrjetit i ka realizuar fotografi Kevin Dooley. Ai po hante drekë në Brazil kur vuri re se zvarranikët po përlesheshin.

Kevin tha se anakonda e rrethoi krokodilin derisa ia këputi të gjitha këmbët. Gjarpri u largua vetëm kur mori një kafshim të fortë në qafë.

Ndërsa krokodili pa këmbë mbeti i vetëm duke luftuar me vdekjen, por nuk ia doli të mbijetonte.



EMISIONET