Përkuluni sa më shumë që të jetoni sa më gjatë

Shëndeti është një pasuri që na jepet vetëm një herë në jetë. Është detyra jonë që ta mbrojmë që në fëmijëri. Sa më shumë të kujdeseni për shëndetin tuaj, aq më të lumtur, më gjatë dhe më aktivë do të jeni në jetë.

Shkencëtarët tregojnë për "Bright Side" sekretin e një jete të shëndetshme me anë të ushtrimeve gjimnastikore dhe si të testoni moshën e trupit tuaj.  

Fillimisht, testoni moshën e trupit tuaj: 

Niseni duke bërë një nxehmje të vogël për të bërë gati muskujt tuaj.

Më pas përkuluni para, duke u përpjekur të prekni dyshemenë. Mbani këmbët dhe kurrizin drejt. Shihni deri ku mund të arrijnë duart tuaja dhe më pas drejtoni trupin.

Rezultati i testit 

20-25 vjeç

Nëse mund të prekni dyshemenë me duar duke qenë në atë pozicion, atëherë tregoni një trup shumë në formë.

25-38 vjeç

Nëse arrini të prekni dyshemenë vetëm me majat e gishtave dhe gjunjët tentojnë të përthyhen pak, mosha juaj mund të jetë nga 25 në 38 vjeç.

38-50 vjeç

Gishtat tuaja mund të prekin pjesën e sipërme të shputave tuaja dhe gjunjët janë përthyer. Ky është pozicioni që ju nuk ndiheni rehat dhe doni të ktheheni në pozicion fillestar sa më shpejt të jetë e mundur.

Më shumë se  50 vjeç

Ju nuk mundeni t'i prekni këmbët tuaja dhe tentativa për t'u përkulur më shumë, bën të përthyhen gjunjët tuaja. Ndiheni keq në këtë pozicion.

Si të përmirësoni fleksibilitetin 

Nëse nuk jeni të kënaqur me rezultatet, mos t'ju kapë paniku. Përkuluni më shumë se 30 herë në ditë dhe do të keni rezultate surprizuese në krye të një muaji.

Urtësia Tibetiane thotë se mosha e trupit të një personi varet nga kushtet e jetesës, që lidhet me fleksibilitetin. Çdo kush e di që një jetë sedentare ndikon negativisht si tek muskujt edhe tek organet.

Duke u përkulur të paktën  30 herë në ditë, do të bëni ligamentet dhe tendinat tuaja më të forta. Më e mira e kësaj është se ju mund ta përmirësoni fleksibilitetin e trupit tuaj në çdo moshë.

 

Bonus: Si të shmangni spazmat muskulare me një ushtrim pa lëvizur vendit.

Duke bërë një ushtrim të thjeshtë, ju çlironi tensionin dhe furnizoni trupin me oksigjen. Gjithashtu, ky ushtrim aktivizon shumë muskuj. Një nga efektet kryesore të këtij ushtrimi është se "masazhon " organet tuaja dhe tretjen.

Më e mira e kësaj është se nuk do shumë impenjim për t'u realizuar dhe mund ta kryeni kudo që dëshironi. Ndiqni këshillat:

Mbani frymën

Mbajeni frymën

Nxirreni frymën dhe thithni stomakun brenda

E rëndësishme: Konsultohuni me doktorin para se të bëni një plan ushtrimesh

EMISIONET