Përkujtohet shkrimtari i madh, Dritëro Agolli. Në një aktivitet të zhvilluar në Muzeun Historik Kombëtar, shkrimtarë, artistë dhe miq të Agollit ndanë kutjtime nga jeta e tij. Shkrimtari i madh i letrave shqipe u  nda nga jeta ne 3 shkurt të vitit të kaluar.

Një vit pas ndarjes nga jeta, shkrimtari i madh dhe poeti i madh i letrave shqipe, Dritëro Agolli, është  përkujtuar nga miq dhe të afërm të tij.

Të mbledhur në Muzeun Historik Kombëtar miq, shkrimtarë dhe artistë  kanë zgjedhur ta kujtojnë atë duke u bërë bashkë e duke ndarë kujtimet,  ku nuk munguan dhe recitime nga poezitë e tij.

Edhe e bija Elona ka zgjedhur të rrëfejë disa momente nga jeta e tij.

" Im atë e donte shumë jetën, gëzimin dhe shoqërinë. I pëlqente të kuvendonte, të këndonte, i pëlqente të ishte edhe si Shahin Matraku, kaçaku me famë këngën e të cilit shpesh e përmendte në biseda, madje dhe në poezi. Për miqtë e tryezave të përbashkëta ishte fat të qëndronin me tim atë, me shaka shpesh thoshte unë nuk jam i mërzitëshëm në tryezë".

Poeti dhe shkrimtari i njohur u nda nga jeta më 3 shkurt të vitit te kaluar.

Agolli është një ndër figurat më të dashura të letërsisë shqipe.

Për shumë vite ai ka qenë lryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve.

/Ora News.tv/