Një 12-vjeçare vrau veten pasi përjetoi bullizëm online pasi publikoi një fotografi të këmbës, ku kishte shkruar "RIP".

Adoleshentja, e identifikuar si Jessica Scatterson u gjet e vetëvarur në dhomën e saj pasi miqtë ngritën alarmin. Policia shkoi menjëherë në shtëpi dhe gjeti babain në gjumë, ndërkohë që vajza kryente aktin vetëvrasës.

Një hetim në lidhje me vdekjen e saj tha se ajo ishte 'emocionalisht e mbingarkuar', prandaj postoi fotografinë ku shkruante "U prehsh në paqe" në rrjete sociale.

Natën e vdekjes së saj, policia vizitoi shtëpinë e saj pasi mori telefonata nga miqtë e Jessicës. Zyrtarët pastaj dëgjuan një "britmë të madhe" nga brenda shtëpisë.

Policia dhe infermierët u përpoqën të shpëtonin 12-vjecaren, por ajo u shpall e vdekur pak pas mbërritjes në spital.

/Ora News.tv/