Gol, shtyllë e asist për një kualifikim historik. Kroacia arriti majat e futbollit të saj dhe heroi në këtë takim ishte  padyshim ylli i Interit, Ivan Perisic. 29 vjeçari vendosi fatet e përballjes ndaj Anglisë, ndërkohë që pas ndeshjes u shfaq mjaft i emocionuar.

“Ishte një ndeshje shumë e vështirë. Ne të gjithë e dinim se çfarë ishte në rrezik dhe sa e rëndësishme është një gjysmëfinale për një vend të vogël si Kroacia. Ne filluam ngadalë, por kemi treguar karakterin tonë, ashtu siç kemi bërë në dy raundet e mëparshme, kur ishim disavantazh një gol në të dy ndeshjet. Ne nuk ishim të lodhur. U ktheva në Omis, qytetin tim të lindjes, 20 vjet më parë. U rrita me Kroacinë, me një fanellë të Kroacisë dhe vetëm unë mund të ëndërroj të luaj për vendin tim dhe të shënoj një nga golat më të rëndësishme për të na dërguar në një finale”,-përfundoi Perisic.

Mesfushori i Interit u zgjodh dhe lojtari i ndeshjes nga FIFA pas një goli të shënuar dhe një asistimi për sulmuesin e Juventusit, Mario Mandzukic, në kohën shtesë. Në finalen, Kroacinë do ta pres Franca.

/Ora News.tv/