Perin zhbllokon Silvën, Milan merr 3-pikësh me "aromë" Europe

Perin zhbllokon Silvën, Milan merr 3-pikësh me "aromë"

Andre Silva është zhbllokuar më në fund, me portugezin që ka shënuar një gol me vlerë 3 pikësh për Milanin. Një takim i dominuar që në start nga kuqezijtë, por që tentativat e tyre u konkretizuar vetëm në fund.

Ishte portugezi Andre Silva që në sekondat e fundit të takimit, shfyrtëzoj një krosim të Suso për të mposhtur me kokë Perin. Ky gol është i pari për Silvan në Seria A, dhe pritet të jetë një ogur i mirë për të ardhmen, pasi Milan ka më nevojë se kurrë për talentin e 22 vjeçarit.

Me këtë fitore Milan ngushton në -4 distancën me Interin që pret në "Guiseppe Meaza" Napolin dhe një humbje e zikaltërve do të ishte një bonus shpresë për komshijtë e tyre kuqezi.

EMISIONET