Audiopërgjimet e BILD/ Astrit Avdylaj: T'i tundim votuesit e PD

Gazeta gjermane BILD ka publikuar audiopërgjimet mes kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako dhe Astrit Avdylajt për blerjen e votave. Biseda e transkriptuar është në anglisht, ndërsa audio është në shqip. 

Gjashtë audiopërgjimet janë pjesë e një dosje vëzhgimi të ligjshme mbi investigimin kriminal 339/1 2017,i zyrës së Prokurorisë së Antimafias sa i takon aktivitetetit kriminal ndërkombëtar të drogës të njohur si klani kriminal i Avdylajt në qytetin e Shijakut në Durrës.

Përgjimi 1: 

Biseda mes Astrit Avdylaj, Kreu i klanit kriminal në Shijak - 0692258900 dhe Ivo Doçi, drejtori i Ujësjellës Kanalizime Durrës.

Astrit Avdylaj: Mirmbrëma, Astriti jam. Si ia çove?

Drejtori i UKD: Astrito si je? Ca bo ti?

Astrit Avdylaj: Mirë, falemiderit. Ti si je?

Drejtori i UKD: Mirë, mirë. Si ke qenë? Nga shpia mirë?

Astrit Avdylaj: Mirë. Ju mirë?

Drejtori i UKD: Mirë, rrofsh. Ja sa po arrij në shtëpi.

Astrit Avdylaj: Dëgjova, isha i cik sot tek ai në Durrës (Vangjush Daku, kryebashkiaku i Durrësit) dhe jam Elton Arbanën dhe me Dor Gallain këtu dhe nesër kur të kesh kohë ti dua të flasim i çik, me pa atë listën, ça ke aty punonjës edhe kundra, që mund ti kesh të PD-së aty, ndonjë aty tek puna.

Drejtori i UKD: Kuptoj

Astrit Avdylaj:  Kupton? I dua të gjithë emrat që mund të kesh kundra

Drejtori i UKD I kam ndarë unë, i ke të ndara komplet.

Astrit Avdylaj:  Ashtu, këtë kërkoj unë

Drejtori i UKD: I kam bërë përpara unë kështu që i kam gati

Astrit Avdylaj:  Kur të kesh kohë. Se ne duhet ti thërrasim dhe ti tundim ka një çik.

Drejtori i UKD: E kuptoj, nuk bëhet fjalë fare

Astrit Avdylaj:  O tek puna dhe të na japë votën ose të ikin tek shtëpia.

Drejtori i UKD: As nuk bëhet fjalë fare

Astrit Avdylaj:  Kupton?

Drejtori i UKD: I ke të ndara, i kam nda të të gjithëve. Edhe kush ka hyrë në punë, edhe kush ka qenë, i kam ndarë të gjitha kompelt. I kam në kompjuter të punuara.

Astrit Avdylaj: Ok, dua të mi nxjerrësh (listën) me një fjalë sepse dua që ... A më kupton?

Drejtori i UKD: Patjetër, të bëj telefon unë nesër ty

Astrit Avdylaj: Ok

Drejtori i UKD: Mirë, Astrit

Astrit Avdylaj: Mirë pra, natën e mirë. Na fal për ...

Drejtori i UKD: Ca thua më burrë, na fal. I madh je.

Astrit Avdylaj: Natën e mirë pra, mirëardhsh.

Drejtori i UKD: Shnet

EMISIONET