Përgjimet e Bild, Vasili: Ndërkombëtarët mbyllën sytë

Përgjimet e Bild, Vasili: Ndërkombëtarët mbyllën

Pas publikimit të përgjimeve të Bild një ditë më parë, ish-deputeti i LSI, Petrit Vasili është shprehur se disa ndërkombëtarë mbyllën sytë ndërsa themeli i demokracisë dhe i zgjedhjeve të lira në Shqipëri po shkatërrohej.

Në një deklaratë për mediat, Vasili u shpreh se tani ndërkombëtarët tani ndodhen para dy alternativave, të mbështesin Ramën ose të denoncojnë kriminalizimin e zgjedhjeve.

Petrit Vasili: "Përgjimet e Blid demaskuan qartë dhe hapur kriminalizmin e shfrenuar të zgjedhje në Shqipëri dhe pushtimin e zgjedhje nga kriminelët. Të gjithë shqiptarët janë sot të qartë dhe të vendosur që të mos pranojnë kurrën e kurrës që Kryeministri dhe qeveria e tij e kriminalizuar të vazhdojnë të qëndrojnë në zyrat e tyre sepse janë ilegjitim, kanë ardhur nga një proces tërësisht ilegjitim dhe të kontrolluar nga kriminelët dhe gangsterët. 

Ky realitet që opozita e ka denoncuar fort në të gjitha nivelet është provë integriteti e madhe dhe vijë ndarëse për disa ndërkombëtare që mbyllën sytë para shkatërrimit të themelit të demokracisë që janë zgjedhjet e lira e të ndershme, janë provë për disa ndërkombëtarë që duartrokitën dhe ekzaltuan për gjoja fitoren bindëse të kriminelëve, janë njëherazi provë për disa ndërkombëtarë që fatkeqësisht u kthyen jo rrallë herë në megafonë të qeverisë. 

Këta ndërkombëtare janë sot para dy alternativave ose të denoncojnë kriminalizimin e zgjedhjeve dhe të qeverisjes në çdo qelizë të saj të Shqipërisë dhe sundimin e krimit të organizuar, korrupsionit, trafikantëve dhe gangsterëve ose alternativa tjetër, më e keqja e mundshme, të vazhdojnë të mbështesin një qeveri e kryeministër si ky duke u vendosur në anën e gabuar të historisë.

Shqiptarët të bashkuar dhe me mijëra do të jenë sërish të premten në shesh pasi Shqipëria dhe fati i familjeve të tyre janë përpara gjithçkaje tjetër."

EMISIONET