Përfaqësuesit e Partisë Demokratike, sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi dhe sekretari për Çështjet Ligjore Çlirim Gjata pas përgjimeve të publikuara nga gjermania “BILD”  kanë dalë në një konferencë për shtyp.

Gjata analizon përgjimet punë të cilën sipas tij duhet ta kishte bërë Prokuroria, për të kuptuar se përgjimet e dosjes 184, janë të lidhura me shitblerjen e votës, ndryshe nga çfarë deklarojnë përfaqësues të qeverisë.

"Përgjimet faktojnë se përmasat dhe mënyra e vjedhjes së zgjedhjeve është masive dhe e shtrirë në kohë përgjatë gjithë kohës që Edi Rama ka organizuar zgjedhje. Dosja 184 dhe 339 e provojnë këtë përtej cdo dyshimi.

Përgjimet tregojnë se për mbajtjen e pushtetit janë përfshirë Rama dhe e gjithë partia socialiste, instiucionet shtetërore, pushteti lokal, policia dhe kriminelët. 

Çdo dëshmi e BILD shfaq bashkëpunimin e qeverisë me vrasës, trafikantë droge dhe me grabitës. Aty faktohet skema e një krimineli gjakftohtë si Edi Rama, që përdor cdo makinacion për të blerë vota me para në dorë", u shpreh ndër të tjera Bardhi. 


/Ora News.tv/