Festivali Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë do të çelë më 1 qershor edicionin e tij të 56-të. Por në prag të aktivitetit, bashkia e Shkodrës akuzoi Ministrinë e Arsimit se i ka hequr mbështetjen financiare. Të pyetur nga Ora News, zyrtarë të Ministrisë së Arsimit, thanë se me ligjin e ri, ata nuk janë më pjesë e vendimmarrjes pasi Qendrat Kulturore i kanë kaluar Bashkive.

Po bëhen përgatitjet e fundit. Edicioni i 56-të i Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë do të startojë më 1 qershor dhe këtë vit do të rikthehet në skenën e mbyllur të Teatrit 'Migjeni'.

Kujtim Alija: Nganjëherë kemi dalë jashtë, na është duk shumë bukur por na kanë gjykuar se Festivali ka disa karakteristika që duhet të jetë dhe brenda.

Drejtori i Festivalit Kujtim Alija, thotë se në garë janë 22 këngë, ndërsa nuk do të mungojnë risitë dhe surprizat që janë një traditë e këtij evenimenti.

Kujtim Alija: Kjo garanton cilësinë apo kualitetin e Festivalit.

Vlerësimi edhe këtë vit do të bëhet nga vetë fëmijët, ndërsa Alija kërkon që vemendja të jetë më e madhe nga institucionet, pasi ky është i vetmi Festival që organizohet jashtë Tirane.

Kujtim Alija: Institucionet qëndriore duihet, duhet më shumë ti sjellin sytë nga jky Festival sepse edhe është i vetmi Festival Kombëtar që zhvillohet jashtë kryeqytetuit, por mbi të gjitha kemi të bëjmë edhe me një traditë të gjatë.

Por në prag të këtij Festivali, bashkia e Shkodres doli me një deklaratë publike ku hodhi akuza ndaj Ministrisë së Arsimit se ka hequr dorë nga mbështetja e Festivalit, ku ndonëse kishte marrë përsipër foninë dhe veshjet e fëmijëve me një fond 8 milion lekë, kjo gjë nuk do të ndodhë.

Ndaj duke e cilësuar skandal mori përsipër të gjithë angazhimin për mbarëvatjen e organizimit.

Ora News u interesua pranë Ministrisë së Arsimit që nga ana tjetër rrëzon pretendimet e bashkisë së Shkodrës.

“Qendra Kombëtare dhe ato Kulturore të Fëmijeve në rrethe kanë kaluar në varësi të Bashkive me ligjin e ri, prandaj Ministria nuk është më pjesë e vendimarrjes. Me ligj financat mund të kërkohen vetëm tek Ministria e linjës ose ajo e Kulturës, pasi ne jemi të jashtëm në këtë mes” thonë drejtues të Ministrisë së Arsimit.

/Ora News.tv/