Doreza të nënshkruara nga legjenda meksikane Marco Antonio Barrera dhe një stërvitje mjaft e fortë për përballjen e ardhshme. Anthony Joshua e ka marrë mjaft me vrull sfidën e 31 marsit përballë Joseph Parker me kampionin e WBA dhe IBF që po i jep dorën e fundit përgatitjeve përpara se të ngjitet në ringun e Cardiffit.

Kjo është hera e parë në histori që dy kampionë të pamposhtur të peshave të rënda ndeshen bashkë  në tokën britanike .

Në dorezat e dhuruara nga ikona meksikane Barrera,  shkruhet:

 "Për kampionin më të mirë botëror 'Anthony', tifozi juaj, Marco Antonio Barrera.

Kur u pyet se përse mbante doreza të tilla të çmuara për një seancë stërvitore rutinore, Joshua theksoj:

 "Më duhej disa doreza prej 10oz për tu stërvitur, dhe këto ishin të vetmet që mund të gjeja!"-tha Joshua.

Kampioni olimpik i vitit 2012 i pëlqen të bëjë pjesën më të madhe të stërvitjes së tij në doreza prej 10oz që të mund të përsëris triumfet në ring.

Me 10 vite në ring Joshua i nevojitej frymëzimi për të mbyllur në mënyrën e duhur karrierën dhe kush më mirë se Barrera, që konsiderohej si një nga luftëtarët më të mirë meksikanë në histori do të shërbente për ta bërë një gjë të tillë.

Dorezat e nënshkruara nga Barrera:

/Ora News.tv/