Pas protestës, Kryemadhi i shkon në zyrë Bashës

Pas protestës, Kryemadhi i shkon në zyrë Bashës

Vetëm pak minuta pasi përfundoi protesta e opozitës, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi bashkë me Petrit Vasilin kanë shkuar në selinë e PD, ku kanë zhvilluar një takim me kryedemokratin Basha.

Takimi ka zgjatur rreth 30 minuta, ndërsa mendohet se tema e diskutimit ka qenë ecuria e protestës së 8 korrikut, por edhe aksioni i mëtejshëm i opozitës së bashkuar.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e kontaktuar nga RTV Ora përjashtoi çdo mundësi dialogu për zgjidhjen e krizës, dersia të ndëshkohen autorët e dosjes 184 dhe 339.

EMISIONET