Gruaja e djalit të presidentit të Amerikës, Donald Trump Jr, Vanessa Trump u shtrua në spital të hënën në mëngjes pas hapjes së një letre me pluhur të bardhë brenda.

Ish modelja, 40 vjeç, ishte në banesën e prindërve të saj rreth orës 10, kur ajo hapi letrën drejtuar burrit të saj dhe filloi të kollitej dhe të kishte përzierje, njoftoi një burim për DailyMail.com.

Ajo dhe dy persona të tjerë u dezinfektuan dhe u dërguan në Nju Jork Presbyterian-Weill Cornell Medical Center si një masë paraprake, thanë zyrtarët e Departamentit të Zjarrfikësve të Nju Jorkut. Tani duket se janë mirë.

Burimet e zbatimit të ligjit thanë për Nju Jork Post se pluhuri mendohet të ishte miell misri.  Një zëdhënës i NYPD tha se pluhuri u konsiderua jo i rrezikshëm, por labortatori po bën analizat për të zbuluar arsyen e vërtetë.

/Ora News.tv/