Tre anëtarë të ekuipazhit të Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës u kthyen me sukses në Tokë pasi përfunduan misionin e tyre prej 197 ditësh.

Komandanti gjerman, Alexander Gerst, astronautja amerikane Serena Aunon-Chancellor, si dhe kozmonauti rus, Sergei Prokopyev, u ulën të enjten me sondën kozmike Soyuz në kozmodromin Zhezqazghan të Kazakistanit.

Ata qëndruan në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës për të kryer disa eksperimente.

Më 11 dhjetor, kozmonautët Oleg Kononenko dhe Sergei Prokopyev kryen një ecje në hapësirë dhe morën mostra jashtë stacionit.

Pas përfundimit të misionit komandanti gjerman, Alexander Gerst, ia dorëzoi komandën e stacionit, kozmonautit rus, Oleg Kononenko.

 Vetë Kononenko, Anne McClain nga Shtetet e Bashkuara dhe David Saint-Jacques nga Kanadaja mbërritën në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës në fillim të dhjetorit, ku dhe do të qëndrojnë për gjashtë muaj.

/Ora News.tv/