Përfundon kursi UEFA B, diplomohen trajnerët e rinj

Përfundon kursi UEFA B, diplomohen trajnerët e rinj

Sektori Edukimit pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka përmbyllur me sukses kursin e rradhës licensues UEFA B. Në këtë kurs që u zhvillua në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamëz, pranë Shkollës së Trajnerëve, ra në sy pjesëmarrja e madhe e trajnerëve të rinj që drejtojnë skuadra në akademi nëpër të gjithë Shqipërinë.

Ashtu si edhe në kurset e tjera të zhvilluara më parë, nën drejtimin e profesor Astrit Maçit, Alban Tafajit dhe Edmond Gëzdarit, por edhe lektorët e fushave të tjera të ftuar, trajnerët kursantë për pesë javë me rradhë kanë ndjekur një program të detajuar teorik dhe praktik dhe në fund i janë nënshtruar provimit të përpiluar nga Sektori Edukimit dhe janë pajisur me licensë.

Më poshtë kalendari i plotë i Sektorit të Edukimit, për vazhdimin e vitit 2019:

UEFA B-30    (18 Shkurt – 16 Mars)

UEFA A-15      (18 Mars-10 Maj)

Licensa D       (20-25 Maj)

UEFA B-31      (3 Qershor – 6 Korrik)

Rinovim Licensa B-A-PRO (19-24 Gusht)

UEFA PRO-7      (2-10 Shtator)

Tr.Për.Fizike       (16 Shtator-5 Tetor)

UEFA PRO-7      (7-15 Tetor)

UEFA B-32         (21 Tetor-9 Nëntor)

UEFA PRO-7      (11-19 Nëntor)

UEFA B-32         (25 Tetor-30 Nëntor)

Fizioterapist       (2-21 Dhjetor)

EMISIONET