Përfundoi pas hekurave dhe la vajzën vetëm, nëna: Burgu më ka bërë prind më të mirë

Një grua që u burgos kur vajza ishte adoleshente ka zbuluar se burgu e ka bërë prind më të mirë.

Lilly Lewis u dënua me 8 vite burg për bashkëpunim mashtrimi. Për këtë arsye duhet të linte vajzën 15-vjecare që të përballonte jetën e vetme.

Lilly, e cila ka qenë viktimë e dhunës në familje dhe ka luftuar problemet me pijen e depresionin, zbuloi se koha në burg e përmirësoi si nënë. Në një dokumentar për BBC, ajo i kërkoi falje publike vajzës, tashmë 19 vjece.

"Unë nuk mund ta kthej kurrë kohën, por do përpiqem të bëj më të mirën time", tha Lilly.

Ndërkohë, vajza e saj Issy nuk ka asnjë pakënaqësi ndaj nënës. Madje kanë marrëdhënie të mirë pasi takohen tre herë në javë.

"Kur takohemi bashkë, është fantastike. Është momenti më i bukur që përjetoj. Kur zbulova se nëna ime do të përfundonte në burg, e vetmja zgjidhje ishte të bëja jetë të pavarur.

E vështira ishte se duhet të përballoja cdo gjë e vetme. Isha gati 16 vjece dhe isha i vetmi person që mund të ndihmoja veten. Duhet të lija shkollën që të gjeja një punë për të përballuar pagesat. Ndjeja sikur kisha dështuar, ndonëse nuk ishte faji im", rrëfeu Issy. 

Pjesa më e vështirë për të është kur mbaron punën vonë dhe duhet të kthehet e vetme në shtëpi.

EMISIONET