Përfaqësim dinjitoz, Zana Çela: Sa mirë që votuam "Mall", Bushpepa po na bën krenar

Përfaqësim dinjitoz, Zana Çela: Sa mirë që votuam

Për drejtoreshën e  Teatrit të Operas dhe Baletit, Zana Çela, kënga “Mall” e Eugent Bushpepës, përfaqëson më të mirën e muzikës shqiptare në Eurovizion.

Çela tha për Ora News, se zëri hyjnor i Bushpepës, duhet të bëjë krenar çdo shqiptar.

Çela: Paska qenë fat që votuam këngën "Mall" që po na bën krenarë.  Ai ka vlerë sepse e përfaqëson Shqipërinë jo vetëm me vokalin, por dhe me krijimtarinë e tij.

Sipas Zana Çelës, shanset e Shqipërisë në këtë festival janë të trefishta, duke përmendur edhe pjesëmarrjen e Ermal Metës dhe Eleni Foureiras, të cilët i cilësoi si shembuj frymëzues për të rinjtë shqiptarë që duan të arrijnë majat. 

Sakaq, duhet të presim mbrëmjen e të shtunës, për të parë nëse kënga “Mall” e Eugent Bushpepës do të marrë vlerësimin e merituar. 

 

EMISIONET