Perez zgjedh sulmuesin e Liverpool si zëvendësues të Ronaldos

Perez zgjedh sulmuesin e Liverpool si zëvendësues të Ronaldos

Real Madrid nuk e ka nisur sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme dhe kjo për faktin se ndjen mungesën e superyllit portugez, Cristiano Ronaldo.

Pa arritur ta zëvendësojë me dikë gjatë merkatos së verës, duket se presidenti i Realit, Fiorentino Perez, ka gjetur njeriun e duhur për të plotësuar boshllëkun e krijuar nga portugezi.

Perez ka vendosur të sjellë në Madrid sulmuesin e Liverpulit, Sadio Mane.

“Don Balon” raporton se ai është “i përzgjedhuri” i Perezit dhe për të janë gati 115 milionë euro. Madje Perez është një fans i senegalezit.

EMISIONET