Përdorimi i pesticideve, Peleshi garanton: Produktet shqiptare brenda normave

Përdorimi i pesticideve, Peleshi garanton: Produktet shqiptare brenda

Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi gjatë takimeve me fermerët në Durrës ka garantuar se produktet shqiptare janë brenda normave përsa i përket përdorimit të pesticideve, sipas tij këtë e tregon edhe rritja e eksporteve.

Niko Peleshi: “Nuk është e vërtetë që të gjithë fermerët tanë përdorin metoda apo substanca të palejuara, natyrisht kudo dhe në gjithë botën ka raste të tilla, por prodhimi shqiptar nuk është një prodhim, që nuk pranohet nga tregu evropian. Përkundrazi, pranohet me çmim gjithnjë e më të mirë, shumë konkurrues dhe pa reklamime apo me shumë pak reklamime. 

Nuk janë prodhimet tona “delja e zezë” e prodhimeve të tregut evropian. E kundërta është e vërtetë. Vetëm vitin e kaluar eksportet tona drejt tregjeve të Bashkimit Evropian, janë rritur me 26 %."

Peleshi theksoi se marrëveshjet paraprake prodhues-grumbullues-eksportues janë modeli më i mirë që duhet ndjekur.

Niko Peleshi: "Ndërkohë fermerët kultivojnë atë çfarë kërkon pika e grumbullimit apo tregtari dhe kështu fillon fuqizohet një marrdhënënie ndërmjet fermerëve, që kooperon në shitje. 

Pra jo më ai stili i vjetër i kooperativave, të cilat askush nga fermet nuk do ti dëgjojë më emrin por një lloj koperimi ku secili punon tokën e vet për një kulturë të caktuar, me një prodhim të garantuar në shitje. Ky është modeli i fermës shqiptare, që ne duam ta përhapim në gjithë Shqipërinë, kur flasim për kooperim.”

Duke theksuar se eksportet drejt vendeve të BE janë rritur me  26 % Peleshi u bëri thirrje fermerëve që të rrisin cilësinë dhe sigurinë ushqimore.

EMISIONET