Përdori teknologjinë e njohjes së fytyrave, hidhet në gjyq Facebook

Përdori teknologjinë e njohjes së fytyrave, hidhet në gjyq

Facebook duhet të përballet me një padi për përdorimin  e teknologjisë së njohjes së fytyrës.

Padia pretendon se Facebook mblodhi informacione biometrike pa pëlqimin e shprehur të përdoruesve.

Bëhet fjalë për teknologjinë "tag suggestions", ku etiketon miqtë e përdoruesve të Facebook në fotografitë e publikua.

Padia thotë se kjo shkel ligjin e shtetit Illinois.

Facebook tha se rasti nuk kishte asnjë vlerë dhe se do ta luftojë atë me forcë. Të hënën gjykatësi i gjykatësi amerikan James Donato vendosi që ta vërtetë këtë për një kategori të përdoruesve të Facebook.

Kategoria e njerëzve për të cilët bëhet fjalë janë përdoruesit e Facebook në Illinois për të cilët rrjeti sociale ka krijuar dhe ruajtur një model të fytyrës nga qershori 2011, sipas urdhërit të gjykatës.

Sipas padisë çdo person brenda kësaj kategorie do të ketë të drejtën e kompensimit.

Në urdhërin e tij, gjykatësi Donato shkroi: "Facebook beson se... dëmet ligjore mund të arrijnë në miliarda dollarë."

Vendimi vjen disa ditë pasi CEO i Facebook, Mark Zuckerberg u përball me pyetje nga ligjvënësit amerikanë mbi grumbullimin dhe përdorimin e të dhënave të përdoruesve të kompanisë.

Ku konsiston 'njohja e fytyrës'?

Në qershor të vitit 2011 Facebook nxorri opsionin "tag suggestions".

Opsioni sugjeron njerëz në Facebook që mund ti ektiketosh në fotografitë e publikuara, duke u nizusr nga të dhënat bazë ekzistuese të fytyrave.

Që do të thotë, nëse ju keni publikuar më parë foto në Facebook, kur dikush poston një foto të përbashkët pa ju etiketuar, është vetë rrjeti social që me anë të ruajtjes së të dhënave të fytyrës të sugjeron tek fotografia.

Programi përpiqet të identifikojë çdo fytyrë në një foto të publikuar. Ai i standartizon dhe i bashkon në përputhje me madhësinë dhe konstruktin.

Pastaj për çdo fytyrë Facebook krijon një dokument me të dhënat, një paraqitje matematikore të fytyrës në atë foto.

Më pas këto përdoren për tu bërë sugjerim për etiketim në foto.

EMISIONET