Apple nxjerr vazhdimisht përditësime të reja për iPhone pasi përdoruesit ankohen për probleme të shpeshta në aparatët e tyre telefonik. Edhe këtë herë përditësimi më i ri i iPhone ka shfaqur probleme.

Kësaj rradhe kompania ka marrë raportime se iPhone X nuk pret telefonatat. Përdoruesit dëgjojnë zilen e celularit të tyre por nuk shohin dot se kush po i telefonon dhe as nuk përgjigjen dot.

Nuk dihet ende përhapja por thuhet se aparatet e prekura nga defekti e kanë pasur këtë problem që në dhjetor, sipas postimeve te Apple Support ku përdoruesit adresojnë problemet dhe pyetjet.

Ky është vetëm një nga problemet me të cilat po përballet kompania Apple. Së fundmi ata kanë ofruar riparim falas të iPhone 7 për aparatët që nuk lidhen me rrjetet celulare.

/Ora News.tv/