Përdhunuan dhe vranë studenten në autobus, dënim me vdekje për 3 burra

Përdhunuan dhe vranë studenten në autobus, dënim me vdekje

Burrat e dënuar për një përdhunim famëkeq dhe vrasjen e një gruaje në një autobus në Delhi në 2012 do të përballen me dënimin me vdekje, ka vendosur gjykata e lartë e Indisë.

Vinay Sharma, Pawan Gupta dhe Mukesh Singh, të cilët gjithmonë kanë pohuar pafajësinë e tyre, kanë sfiduar vendimin e vitit të kaluar që mbështeti dënimin e tyre me vdekje.

Avokati i të pandehurve mund të kërkojë falje nga presidenti, në përpjekjen e fundit për të hedhur poshtë vendimin e gjykatës.

Prindërit e Joti Singh e përshëndetën vendimin të hënën, ndërsa nëna e saj, Asha Singh tha se ishte "lajm shumë i mirë".

"Është një mesazh i madh për të gjithë shoqërinë. Ky vendim është menduar për shoqërinë, gratë dhe të gjithë ne", u tha gazetarëve, babai Badrinath Singh.

Singh, një studente fizioterapie u përdhunua dhe u la për vdekje nga një bandë prej 5 burrash të një të riu në një autobus në kryeqytetin indian New Delhi në dhjetor 2012.

Gruaja 23 vjeçare po vinte në shtëpi pasi ishte në kinema me një shok, ku një bandë e rrahu atë duke e lënë pa ndjenja dhe më pas e përdhunoi.

Ajo u hodh në rrugë me dëmtime të brendshme të tmerrshme dhe vdiq 13 ditë më vonë në një spital në Singapor.

Brutaliteti i sulmit dhe vendosmëria e saj për të mbijetuar mjaftueshëm për të identifikuar sulmuesit e saj në polici, shkaktoi demonstrata të zemëruara nga dhjetëra mijëra njerëz në Delhi dhe në mbarë vendin.

Rasti gjithashtu ka vënë demokracinë më të madhe në botë në qendër të vëmendjes globale dhe ka sjellë dënime më të rënda për krimet e seksit.

EMISIONET