Përdhunoi vajzën e porsalindur, dënohet me 244 vite burg

Një burrë nga Teksasi është dënuar me 244 vite burg për përdhunimin e foshnjes së tij të porsalindur. Kjo gjë ndodhi kur po përjetonte krizat e shkaktuara nga psikoza.

Patricio Medina, 27 vjeç pranoi tek një djalë në burg se ai sulmoi vajzën e tij në vitin 2014. Ky i fundit dha dëshminë e tij në një gjyq dy ditor dhe u vendosën tre dënime me nga 80 vjet burg për Patricion.

Ai u akuzua për sulme të rënda seksuale tek një fëmijë nën moshën 6 vjeç, lëndim dhe rrezikim të jetës së vajzës.

Policia mori një telefonatë me 14 mars nga shtëpia e tij në Delano Avenue pasi mori një raport të abuzimit fizik tek vajza një muajshe.

Patricio i tha policisë se shtrydhi vajzën derisa i theu brinjët, e shkundi dhe kur u mërzit me gruan, e shtypi trupin e fëmijës për të shkaktuar lëndime.

EMISIONET