Një iraken i cili kishte kërkuar azil në Gjermani dhe kërkesa iu refuzua, u dënua sot në Wiesbaden me burgim të përjetshëm për vrasjen dhe përdhunimin e një vajze adoleshente, një rast që ka nxitur retorikën anti-emigrantëve në vend.

Ali Bashar, një iraken 22-vjeçar, u shpall fajtor për përdhunimin dhe vrasjen e 14-vjeçares Susana Feldman më 23 maj të 2018.

E djathta ekstreme tentoi ta shfrytëzonte këtë krim për të denoncuar politikën e imigracionit të Angela Merkel, i cili në vitin 2015 hapi dyert e vendit për qindra e mijëra refugjatë.

Gjykata gjithashtu e ka privuar nga mundësia e kërkimit të lirimit me kusht pas 15 vjetësh për shkak të "seriozitetit" të krimit të tij.

/Ora News.tv/