Përdhunimi i 16-vjeçares, Dafina Zeqiri fton ndjekësit për protestë

Në Kosovë, ka shkaktuar jehonë të gjerë një lajm i publikuar ku një vajzë e mitur ishte abuzuar seksualisht fillimisht nga mësuesi i saj dhe më pas nga polici ku ajo kishte kërkuar ndihmë.

Në protestën e zhvilluar sot në Prishtinë kundër abuzimit të vajzave dhe grave mori pjesë dhe këngëtarja Dafina Zeqiri. Me anë të postimeve në rrjete sociale, ajo ftoi të gjithë ndjekësit e saj që të bashkohen nesër në protestën e Drenasit.

“Të bashkohemi të gjithë në protestën që mbahet nesër në Drenas në orën 12:00. T’a ngrisim zërin kundër dukurive të tilla në vendin tonë”, shkruajti Duffye.

Nuk është ajo e vetmja artiste që ka bërë thirrje për protestë. Edhe Eliza Dushku i ka kërkuar ndjekësve që të bëhen bashkë për të protestuar kundër abuzimit.

 Ndërkohë Nora Istrefi reagoi me anë të një postimi ku kërkonte dënimin me burg të përjetshëm të pedofilëve.

Drenas, 14 vjeçarja denoncoi mësuesin për abuzim seksual, polici e abuzon prej dy vitesh

EMISIONET