Prokurorët e New York kanë ngritur një padi kundër kompanisë 'Weinstein Company' duke pretenduar se studio nuk ka arritur që të mbrojë stafin nga Harvey Weinstein.

Producenti i filmave por përballet me dhjetra akuza për abuzime seksuale, përfshirë edhe përdhunime, por ky i fundit ka mohuar seksin pa dëshirë.

Padia pretendon se manjati i filamve abuzonte me punonjëset femra dhe bëri kërcënime verbale për të vrarë gjithë anëtarët e stafit.

Avokati i producentit tha se një hetim do të tregonte se këto akuza janë të pavërteta.

Bordi i drejtorëve të kompanisë Weinstein tha se ishte "i zhgënjyer" nga padia.

"Shumë nga akuzat që kanë të bëjnë me bordin janë të pavërteta dhe bordi pret që faktet të shfaqen si pjesë e angazhimit të saj të vazhdueshëm për të zgjidhur këtë situatë të vështirë në mënyrën më të përshtatshme,"-tha bordi në një deklaratë.

Ku konsiston padia?

Prokurori i Përgjithshëm i New York, Eric Schneiderman tha të dielën se kishte ngritur padi kundër kompanisë Weinstein, si dhe ndaj Harvey e vëllai të tij Robert, i cili e themeloi studion.

 Ai kërkon një shumë të papërcaktuar për të mbuluar dëmet, plus gjobat, për viktimat e supozuara të abuzimit seksual nga Harvey.

Dokumenti pohon se 65 vjeçari ka ngacmuar seksualisht dhe abuzuar me gratë e punësuara nga kompania për vite me rradhë.

Si edhe akuzon drejtuesit e lartë në kompani, duke përfshirë Robert Weinstein, për dështimin në parandalimin e keqtrajtimit të stafit megjithë paraqitjen e provave.

/Ora News.tv/