Trajneri i Luftëtarit, Julian Ahmataj ishte i ftuar sot në emisionin "Ora Sport". Ahmataj foli për përballjen në Kupën e Shqipërisë ndaj Partizanit.

Julian Ahmataj:"Ishte një ndeshje e nivelit të lartë të vështirësisë sepse luanim ndaj kampionëve të dhe ana psikologjike e lojtarëve ishte e rënduar. Skuadra në pjesën e parë nuk është se u shpreh si duhej.''

 Me fitoren në fushën kundërshtare, a keni siguruar kualifikimin në fazën tjetër ?

Julian Ahmataj: ''Në pjesën e dytë u detyruam t'i shkarkonim lojtarët nga kjo përgjegjësi me rëndësi e ndeshjes për të luajtur më të lirshëm në fushë. Kjo solli ndryshimin në lojë dhe në rezultat, nuk e kemi mbyllur kualifikimin, por kemi marrë një rezultat pozitiv, në ndeshjen e kthimit kundërshtari mund të na përmbysë rezultatin dhe gjithçka sfumohet, duhet të tregohemi të vëmendshëm."

Në përballjen me Kamzën, kalendari ju sjell fat?

Julian Ahmataj: "Është gjë e mirë që morëm pikë 3 pikë në tavolinë ndaj Kamzës, por mund ti kishim marrë edhe në një ndeshje direkte. Kënaqësia qëndron kur i merr pikët në fushë. Nuk ia uroja që ti ndodhtë kjo gjë ekipit të Kamzes, por në futboll ndodh." /E.G/

/Ora News.tv/