Përballja me Lushnjën, Starova: Nuk është një sfidë kthese

Përballja me Lushnjën, Starova: Nuk është një

Trajneri i Partizanit, Sulejman Starova, ka lënë pas pezullimin dhe në prag të ndeshjes së nesërme përballë Lushnjës, ka dalë në konferencën për shtyp. Në prononcimin e sotëm, numri një i pankinës së kuqe, nuk e quajti përballjen me Lushnjës si një sfidë kthese.

Dy ndeshje të mira, ajo me Kukësin dhe me Skënderbeun, por që nuk u shpërblyen me rezultat. A është Lushnja “vitamina” e duhur për të bërë kthesën në kampionat?

Për të vazhduar në logjikën e pyetjes, doja të thoja, që skuadra që pas minifazës në Turqi, ka luajtur më shumë se mirë. Ka një kontradiktë mes lojës së mirë dhe pikëve të grumbulluara. Ato që në kemi i dimë. E kam thënë dhe herë të tjera, që kur bëhet analiza, na rezulton që edhe faktori i jashtëm ka ndikuar.

E rëndësishme është që skuadra po luan mirë, të vazhdojmë në këtë rrugë. Në futboll thuhet se me lojëra të mira vjen edhe rezultati. Ndeshja e radhës është shumë e rëndësishme për ne, nuk mund të themi për të bërë kthesën, por për të marrë 3 pikët e vlefshme sepse është një kampionat që pikët vlejnë.

Kemi pasur 2 herë shansin për të kaluar në vend të 3-të apo shumë afër vendit të 2-të, me 1 pikë diferencë, por nuk e kemi realizuar. Kjo nuk ka ndodhur vetëm për të metat tona, por edhe për arsye të ndryshme. Do të luftojmë deri në fund, për objektivin që kemi, pjesëmarrjen në kupat e Europës. Shpresojmë që në vazhdimësinë e lojërave të mira të vijnë dhe rezultatet.

Çështja e golit si mund të ndryshojë? Partizani, krijon shumë, godet portën, por megjithatë numri i golave mbetet problem. Si e shikon Starova, çfarë mund të ndryshojë?

Edhe Flamurtari që është në vendin e dytë, e ka këtë problem. Nuk është se e kemi vetëm ne. Mora shembull Flamurtarin, por edhe Skënderbeu i vendit të parë nuk është se po bën ndonjë goleadë. Kjo gjë ka lidhje edhe me të kaluarën. Kur sheh statistikat e golave, tregon se skuadra duhet të rritet në këtë drejtim.

Është më e kollajshme, edhe rezultate janë më të shpejta kur flitet për faktorin gola të pësuar. Për faktorin gola të shënuar, ka shumë arsye. Ne s’jemi të kënaqur praktikisht me lojtarët dhe rendimentin që kanë dhënë. Kanë mundësi të japin më shumë. Po bëjmë përpjekje që këtë lloj treguesi që është determinant ta korrigjojmë. Me një diferencë të vogël, fitohen ndeshjet, merren pikët. Pjesës ofensive të skuadrës, i takon të bëjnë diçka më tepër, në drejtim të gjetjes së rrugës së rrjetës.

Si është gjendja e skuadrës përsa i përket dëmtimeve ?

Starova: Po rikuperohet Kalari, i cili sot është bashkuar me skuadrën, Çani po vazhdon të stërvitet me shpresën për tiu bashkuar sa më shpejt grupit , ndërsa pjesa tjetër e lojtarëve nuk shfaqin probleme.

Do të ketë skuadra të njëjtin motivim me Lushnjën si në përballjet me Kukësin dhe Skënderbeun?

Lushnja është një prej skuadrave kandidate kryesore për të zbritur nga kategoria për fatin e keq. Them për fatin e keq , sepse është një skuadër që përfaqëson një qytet që e do shumë futbollin. Fakti është që në Vlorë Lushnja ka luajtur mirë , është mundur në Lushnje në një stadium pa mbështjetjen e tifozave, ka marr pikë në Durrës, ndaj e them që nëse ka ndeshje delikate për ne është kjo ndaj Lushnjës. Me lojtarët është punuar shumë për ta konsideruar të rëndësishme këtë përballje pasi 3 pikët janë njësoj si me vendin e parë ashtu edhe me vendin e fundit. Fitorja është shumë e vlefshme për ne në këtë moment .

Shpresoj që të na rikthehen edhe tifozët , sepse u bë një kohë e gjatë që na mungon mbështetja e tyre . “Ultras Guerrils” dhe të gjithë tifozët e Partizanit janë vërtet lojtari ynë i 12-të, bëjnë diferencën edhe me shumë skuadra të tjera ,ndaj në mungesë të tyre shtohet vështirësia. Ishin prezent në Korçë , por ende nuk e di nëse do të jenë prezent edhe në ndeshjen me Lushnjën. Futbolli është një spektakël dhe pa tifozët të luash në Tiranë pa përkrahjen e tyre në stadium është një minus i madh.

Objektivi mbetet pjesmarrja në Kupat e Evropës. I druheni zonës së ftohtë të tabelës?

Të jem korrekt nuk e mendoj se do të rrezikojmë deri në këtë pikë. Ndoshta këtë gjë e kam menduar kur mora ekipin në fillim, por duke parë lojtarët dhe skuadrën kam besim , sigurisht në rast se edhe nuk dëmtohemi . Unë me gjyqtarët nuk do të merrem më , sepse kjo është pjesë e drejtuesve të klubit . Në rast se gjykimi do të ndryshoj pra do të jetë pozitiv ne kemi besim se do të arrijmë kupat e evropës. Në ndeshjen e Korçës më ka bërë shumë përshtypje vetëm një gjë, që si ka mundësi që gjatë 90 minutave të lojës problemet ishin vetëm në dëmin tonë . E theksoj që nuk kanë ndikuar në rezultat, por janë shumë dhe kjo gjë duhet rregulluar . Ky fakt është që na shqetëson , panvarësisht se ne punojmë çdo ditë me lojtarët që të ruajnë qetësinë , por ky është një realitet. Shpresoj shumë që do të kemi gjykime të mira.

Po bëhet gati një javë që ende nuk ka asnjë reagim zyrtar nga shoqata e trainerëve për incidentin e ndodhur ndaj trainerit Gjoka.Komenti juaj për ngjarjen në Shkodër. 

Unë nuk di të jem thirrur ndonjëherë në një mbledhje të shoqatës së trainerëve, asnjëherë. Rasti që i ka ndodhur trainerit Gjoka është një rast i paprecedent i cili dëmton imazhin e të gjithëve edhe të vendit edhe të futbollit tonë jashtë .

EMISIONET