Peqin, e zë korrenti, vdes duke punuar 35-vjeçari

Peqin, e zë korrenti, vdes duke punuar 35-vjeçari

Një 35-vjeçar është gjetur i pa jetë në një kopsht paraditen e së martës në Peqin.

Ilir Sharka po punonte me një korrëse bari, që vihet në punë me tension elektrik, tek kopshti i shtetasit me iniciale I.M. në lagjen “Teqe”.

Nga hetimet paraprake nuk janë konstatuar shenja dhunë në trupin e viktimës. Dyshohet se Sharka ka rënë në kontakt me energjinë elektrike që furnizonte makinën korrëse të barit dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.

"Nga kqyrja paraprake e kryer nga eksperti mjeko ligjor rezultoi se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të shkaktuara nga ndonjë faktor tjetër por paraprakisht dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike që furnizonte makinën korrëse të barit dhe si pasojë ka gjetur vdekjen,"-raporton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

EMISIONET