Pensionistit i humbasin 8 vite vjetërsi pune, BOOM i zgjidh problemin

Pensionistit i humbasin 8 vite vjetërsi pune, BOOM i zgjidh problemin

Në redaksionë e emisionit BOOM ka mbërritur një tjetër shqetësim, nga një qytetar të cilit nuk i njihen 8 vite punë.

Edmond Poçari ka 40 vite punë dhe në muajin maj priste të merrte pensionin e plotë.  Por kjo gjë mbeti vetëm deshirë pasi  të moshuarit i kishte dalë pension i pjesshëm sepse nuk i janë llogaritur 8 vitë punë  nga 1998 deri në 2006.

ISSH në Tiranë i ka kërkuar informacion për këto vite Arkivës Qëndrore te ISSH  e cila nuk ia ka vënë në dispozicion listë pagesën e ketyre viteve, me arsyetimin se duhet vetë i moshuari ti tërheqi list pagesat prane Albtelekom, ndërkohe që ky i fundit thotë se i ka dorëzuar  te Arkivi Qendror ISSH.

Edmond Poçari: Unë me librezë punë i kam 40 vjet punë. Nga 1993 deri në 2006 nuk më gjendeshin vitet e punës. I kam kërkuar në Sigurimet Shoqërore dhe më thanë i kemi dërguar në Lundër.  Më vjen kjo e arkivit i ISSH dhe këtu thuhet që duhet të plotësoni formularin e pagave. Vete tel Albtelekomi aty me thonë që ato që kemi ti kemi dhënë. Unë dua të marr atë që më takon, as më shumë dhe as më pak. 

Gazetarja bashkë me  Edmond Poçarin shkuan tek Arkivi Qendror i ISSH për të kërkuar 8 vitet e munguara. Specialisti i ketij institucioni  na ka premtuar se për 2 ditë problemi do t'i zgjidhet.

"Fjalë e dhënë, punë e  mbaruar", 2 ditë më pas zoti Edmond na ka telefonuar përseri për të na njoftuar se 8 vitet e punës i kanë kaluar ISSH.

EMISIONET