Një pensionist holandez ka filluar një betejë ligjore për të ndryshuar ligjërisht moshën e tij dhe për të rritur perspektivat e tij të takimit.

Emile Ratelband dëshiron të ndryshojë ditëlindjen e tij nga data 11 mars 1949 në 11 mars 1969, duke e krahasuar ndryshimin me identifikimin si transgjinor.

"Ju mund të ndryshoni emrin tuaj, ju mund të ndryshoni gjininë tuaj, pse jo moshën?"-tha ai për De Telegraaf.

Një gjykatë lokale në qytetin e Arnhem, në juglindje të Amsterdamit, pritet të vendosë mbi çështjen brenda katër javëve.

Gazeta hollandeze Algemeen Dagblad njoftoi se gjykata ishte skeptike ndaj padisë, duke thënë se nuk kishte asnjë mekanizëm ligjor që lejon një person të ndryshojë datën e lindjes së tij.

Ratelband argumentoi se ai ndjehet i diskriminuar për shkak të moshës së tij dhe se po i shkatërronte shanset e tij për punësim dhe normën e tij të suksesit në aplikacionin e takimit, Tinder.

"Kur je 69-vjeç, je më i kufizuar. Nëse je 49-vjeç atëherë mund të blej një shtëpi të re, të blej një makinë tjetër, mund të marr më shumë punë,"-tha ia. "Kur hy në Tinder dhe them se jam 69, nuk marr përgjigje. Kur të jem 49 vjeç, me fytyrën që kam, do të kem shumë takime."

Ratelband më tej argumentoi se sipas mjekëve të tij ka trupin e një 45-vjeçari.

Pensionisti gjithashtu tha se do të heqë dorë nga pensioni në qoftë se i ndryshojnë datën e lindjes.

/Ora News.tv/