Pensionimi nga kombëtarja, Shakira mbështet Pique me mesazh prekës

Pensionimi nga kombëtarja, Shakira mbështet Pique me mesazh

Gerard Pique nuk do të luajë më me kombëtaren e Spanjës, pasi vetëm pak orë më parë lajmëroi tërheqjen nga përfaqësuesja "La Roja". 31 vjeçari bëri njoftimin të shtunën e 11 gushtit duke thënë se po tërhiqet nga ndeshjet kombëtare për tu përqendruar me ekipin e tij, Barcelonën.

Një vendim që është pritur mirë nga e dashura e tij, këngëtarja e njohur Shakira.  Ajo ka treguar mbështetjen e saj në rrjetet sociale ku ka shkruar.

“I dashur, përfundoi një aventurë që do ta mbajmë gjithmonë në zemrën tonë. Një nga momentet më të lumtura të jetës sime ishte kur të pashë të ngrije lart Kupën e Botës në vitin 2010.”

Shakira është aktualisht në SHBA me turneun El Dorado, i cili këtë javë do të vizitojë Orlando, Fort Lauderdale dhe Miami.



EMISIONET