Pensionimi i Ozil nga kombëtarja, Neuer: Mori vendimin e duhur

Pensionimi i Ozil nga kombëtarja, Neuer: Mori vendimin e duhur

Mesut Ozil nuk do të kthehet të luajë më me fanëllën e kombëtares së Gjermanisë. Është ky vendimi i marrë vetëm pak ditë më parë nga mesfushori i Arsenalit, ndërkohë që për të përforcuar këtë vendim të turko-gjermanit ka menduar portieri i "pancerave" Manuerl Neuer.

Sipas portierit të Bayern, Ozil mori vendimin që ishte më i miri për të dhe se askush nuk ka të drejtë ta shkelë atë.

"Është vendimi i lojtarit",-u tha Neuer gazetarëve.

"Kur një lojtar po thotë se ai dëshiron të dalë në pension është vendimi i tij. Ju duhet të kërkoni për arsyet e tua atëherë dhe në atë rast, ai i ka gjetur ato. Ne jemi duke e pranuar këtë vendim natyrisht. Në të kaluarën lojtarë të tjerë kishin lënë karrierën e tyre me ekipin kombëtar pas një turneu si Kampionati Europian apo Kupa e Botës."-përfundoi Neuer.

Mesut Ozil e "braktisi" ekipin kombëtar pas eliminimit të Gjermanisë nga Kampionati Botëror në Rusi dhe fajësoi Federatën gjermane mbi komentet raciste të bëra për të.

EMISIONET