Pengu i këngëtares: Gjyshja përmetare më theu ëndrrën për tu bërë balerinë

Pengu i këngëtares: Gjyshja përmetare më theu

Soni Malaj është shumë e suksesshme në muzikë, por në këngët e saj sjell performanca të jashtëzakonshme. Tashmë është pjesë e një kompeticioni kërcimi për herë të dytë ku po vlerësohet për aftësitë e saj. 

Në një intervistë për "Mos i fol shoferit" nga Rudina Dembacaj, Soni ka rrëfyer se kërcimi ka qenë ëndrra e saj që nuk u realizua për shkak të gjyshes.

Pjesë nga biseda

Soni Malaj: E kam me qejf kërcimin. Kam dashur të bëhem balerinë. Një ëndërr e thyer në mes nga gjyshja ime.

Rudina Dembacaj: Nga ana e babit, tropojania?

Soni Malaj: Nga ana e mamit se nga ana e babit ka vdekur e re dhe unë nuk e kam njohur.

Rudina Dembacaj: Nga ana e mamit nga është?

Soni Malaj: Përmetare. Tropojanët janë më modernë sesa pjesa tjetër e Shqipërisë, se iu ka dalë nami kot.

EMISIONET