“Pengje” të 13 kilometrave, Çinamaka në Kukës braktiset nga mungesa infrastrukturës

“Pengje” të 13 kilometrave, Çinamaka në Kukës

13 kilometra rrugë mbajnë peng disa qindra familje në njësinë administrative Surroj në Kukës.  Në dimër ata bllokohen, ndërsa në verë udhëtojnë mes gropave. Mungesa e infrastrukturës ka bërë që banorët ta braktisin zonën edhe pse ka pasuritë të mëdha minerare dhe potenciale turistike.

Vetëm 13 kilometra nga qyteti i Kukësit, fshati Çinamakë njihet për pasuritë minerare dhe potencialet turistike.

Por zona ka mbetur peng e infrastrukturës rrugore.

Në dimër, banorët vuajnë bllokimin, ndërsa gjatë muajve të tjerë përballen me gropat e rrugës së pashtruar.

Osman Rexha: Nëpërmjet jush të dëgjojë dikush, ndoshta është momenti i fushatave sepse gjërat bëhen me fushatë.

Kjo situatë ka ndikuar negativisht në braktisjen e fshatit nga të rinjtë, por edhe në zhvillimin ekonomik të zonës.

Osman Rexha: Do të largojë të rinjtë nga mendimi për të ikur nga vendi, do tu japë një shpresë. Po të shkosh te dyqani do të shohësh listën për kafe të zezë.

Një problem të tillë e kanë edhe banorët e tre fshatrave të tjerë të Njësisë Administrative Surroj, të cilët përmes kësaj rruge lidhen me qytetin e Kukësit.

EMISIONET