Bashkëshorti i gruas britaniko-iraniane, Nazanin Zaghari-Ratcliffe, i ka kërkuar Ministrit të Jashtëm të Britanisë, Boris Johnson, të ngrejë rastin e gruas së tij  gjatë takimit me homologun iranian.

Zaghari-Ratcliffe, 39 vjeçe, nënë e një vajze, po vuan dënimin pesëvjeçar në Iran pasi u dënua për spiunazh.

Por Richard Ratcliffe thotë se gruaja e tij po përballet me akuza të reja të mundshme.

Sekretari i Jashtëm Z. Johnson do të takohet me homologun e tij iranian në Bruksel për bisedimet e marrëveshjes bërthamore të Iranit.

Zaghari-Ratcliffe, nga Hampstead, në veri të Londrës, është mbajtur në Iran që nga prilli i 2016, kur u arrestua në një aeroport gjatë udhëtimit në shtëpi me vajzën e saj.

Ajo u akuzua nga Irani për komplot kundër qeverisë. Zaghari-Ratcliffe mohon akuzat kundër saj dhe thotë se ajo ishte në Iran për të takuar prindërit e saj dhe për ti njohur ata me mbesën Gabriella,

Sipas burrit të saj, i cili lëshoi një deklaratë gjatë të martës nëpërmjet fushatës "Lironi Nazanin", prokurorët kanë thënë se rasti kundër saj është rihapur.

/Ora News.tv/